Keni humbur dëshirën seksuale? Fajin e ka puna

Humbja e dëshirës seksuale tek çiftet edhe sot mbetet diçka konfuze të cilës i jepen shumë interpretime. Një studim i fundit i Institutit të Teknologjisë në Francë ka mundur të japë disa përgjigje. Sipas këtij studimi që citon noa.al, puna me orare të zgjatura vret dëshirën seksuale.

Për 66.6% të francezëve, në fakt, puna dhe stresi ndikon negativisht në jetën seksuale dhe në dashuri.

Studimi është kryer në mbi 1000 njerëz, ku sipas të anketuarve problemet më të shpeshta seksuale, të tilla si mungesa e dëshirës, vështirësitë në arritjen e orgazmës, sidomos tek femrat, dhe ejakulimi i parakohshëm tek meshkujt janë të gjitha të varur, ose janë të lidhura me tejkalimin e orëve në punë dhe stresi që vjen si rezultat i saj.

Rreth 72% e të intervistuarve thanë se pas një dite të lodhshme në punë, ishte pothuajse shumë e vështirë të kryenin marrëdhënie në darkë, ndërsa 52% prej tyre kryenin marrëdhënie vetëm në mëngjes. Por në asnjë rast nuk arrihej kënaqësia e duhur.

Përveç kësaj, 80% e të anketuarve shpesh u ndodhte të merrnin punën në shtëpi për ta përfunduar, gjë që ishte edhe gjëja që e rrënonte më shumë jetën e tyre seksuale. Çfarë duhet të bëni për t’i dhënë fund një situate të tillë?

Përgjigja është shumë e thjeshtë, ju duhet të përpiqen të punoni më pak ose të paktën të mos angazhoheni aq shumë në punë, por t’i lini hapësira jetës suaj seksuale. Por ne e dijmë të gjithë dhe jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është gjithmonë e mundur./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button