Mbi 35 tërmete janë ndier edhe në Maqedoni

Pas tërmeteve të djeshme me intensitet prej 4 dhe 4,7 ballësh sipas shkallës Rihter, epiqendrat e të cilave ishin në rajonin e qytetit grek Kukush dhe u ndjenë edhe në Maqedoni, lëkundjet janë ndërprerë.

Sipas profesorit të gjeologjisë dhe kryetarit të organizatës greke për planifikim dhe mbrojtje nga tërmetet, Eftimios Lekas, në 24 orët e fundit në rajonin më të gjerë të Kukushit në veri të Greqisë janë regjistruar mbi 35 tërmete me fuqi më të vogël.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, duke folur për radion “Praktorio fm”, Lekas theksoi se tërmetet me siguri do të vazhdojnë edhe në 24 orët e ardhshme, pas së cilës vendi tërësisht do të qetësohet në periudhën prej një deri katër ditë.

“Kaluan 24 orë. Në vijim është seria sizmike prej rreth 35 tërmete me magnitudë më të vogël, por banorët i ndjejnë. Tërmetet janë në rajonin e njëjtë, në lindje të Dojranit”, deklaroi Lekas për radion greke, duke shtuar se është pozitive ajo që të gjitha tërmetet janë me intensitet prej nën 5 ballë, me çka nuk ka kurrfarë pasoja në njerëz ose objekte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button