Gjykata caktoi dënimin, deputetët e Vetëvendosjes u shpallën fajtorë

Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë gjetur fajtorë lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë marrë dënim unik me kohëzgjatje prej 1 vjet e gjashtë muaj derisa deputetja Albulena Haxhiu poashtu me dënim unik prej 1 vjet e tre muaj ndërsa deputeti Faton Topalli me dënim unik prej 1 vjet e dy muaj, njofton Klan Kosova.

Por sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, këto dënime nuk ekzekutohen nëse katër deputetët e dënuar nuk do të kryejnë ndonjë vepër penale në periudhë kohore brenda dy vjetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button