Nexhipi u zyrtarizua drejtor sportiv i Kukësit

Zyrtarisht Kukësi ka prezantuar trajnerin e ri, austriakun Peter Pacult. Ndërkohë në konferencën për mediat ishte prezent edhe presidenti i klubit Safet Gjici i cili ka zyrtarizuar në krye të klubit të tij edhe drejtorin e ri sportiv, Nderim Nexhipi, ish-futbollistin shkupjan, i cili në kampionatin e Shqipërisë ishte edhe kapiten i Partizanit.

Fillimisht ishte Nexhipi ai që mori fjalën duke e pranuar se emërimi në një post kaq të rëndësishëm e ngarkon me përgjegjësi. “Dua të falënderoj presidentin që më dha mundësinë të kthehem në Superiore. Jam te klubi kampion dhe është përgjegjësi shumë e madhe. Është një profil që kam dashur më dëshirë ta bej”. Në datën 4 Janar, Kukësi do të udhëtojë në Antalia për të zhvilluar fazën përgatitore dhe do të qëndrojë në Turqi deri në datën 16 janar. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button