Eurokomisarja Gabriel paralajmëroi luftë kundër “lajmeve të rreme”

Komisarja evropiane për ekonomi digjitale dhe shoqëri Marija Gabriel vlerësoi se është e nevojshme strategji në nivel evropian për përballje me “lajmet e rreme” në rrjetet sociale.

“Lufta kundër lajmeve të rreme në vend të çështjes kombëtare, duhet të bëhet çështje evropiane”, deklaroi eurokomisarja në një intervistë për gazetën ditore belge “Eko”.

Gabriel paralajmëroi se BE-ja do të ketë strategji për përballjen me lajmet e rreme deri në pranverë, kur duhet të jetë gati raporti i grupit të ekspertëve i obliguar për t’i propozuar mënyrat për shuarjen e këtyre dezinformatave.

Sipas saj, midis propozimeve është edhe mbështetja për shënim vullnetar të lajmeve ose vendosje në funksion të “kontrolluesit të fakteve”.

Komisarja Gabriel paralajmëroi takim me përfaqësuesit e 30 platformave të internetit në Bruksel gjatë këtij muaji dhe premtoi se gjatë masave të propozuara do tu jepet përparësi “masave vullnetare”, por se do të kërkohet nga portalet e internetit të bashkëpunojnë me organet policore dhe gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button