Organizata greke me fushatë kundër termit Maqedoni

Ndodhitë e fundit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe paralajmërimet optimiste nga të dyja palët se 2018-ta do të mund të jetë vit kur do të mbyllet kontesti shumëvjeçar për emrin, i mobilizuan shoqatat dhe organizatat patriotike greke.

Demonstrata në veri të Greqisë, rezoluta, grumbullim të nënshkrimeve, kërkesë për referendum dhe mospranim të çfarëdo lloj emri me termin Maqedoni, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, janë një pjesë e aktiviteteve të paralajmëruara në kuadër të fushatës me emrin “Maqedonia do të thotë Greqi”.

“Federata greke e shoqatave kulturore të maqedonasve”, së bashku me shoqatat dhe organizatat greke nga diaspora janë organizatorët kryesor të aktiviteteve, ndërsa si mbështetës medial paraqiten rreth 60 media nga pjesa veriore e vendit.

МАКЕДОНИЈА КАМПАЊА 2

Tanimë kanë përpunuar sajt, video klip, rezoluta të dërguara deri te presidenti, kryeministri dhe Parlamenti i Greqisë, por edhe paralajmërim për tubimin e parë. Sipas kumtesës, për sot është caktuar protesta e parë në qytetin grek Skidra (Vërtikop), ndërsa, madje, për një muaj paralajmërojnë tubim të madh në Selanik.

Më 28 nëntor, vitin e kaluar, përfaqësuesit e “Federatës greke të shoqatave kulturore të maqedonasve” e vizituan pallatin kryeministror në Athinë dhe realizuan takim me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopulos. Ia dorëzuan rezolutën e tyre në të cilën kërkojnë që termi Maqedoni të mos përfshihet në emër, në pajtueshmëri me vendimet nga takimi i liderëve në vitin 1992, ndërsa në qoftë se ky vendim më nuk është në fuqi, atëherë kërkojnë shpallje të referendumit. Me takimin me Pavlopulosin është shënuar edhe fillimi i fushatës së tyre “Maqedonia do të thotë Greqi”.

МАКЕДОНИЈА КАМПАЊА 3

Nga muaji i kaluar, përmes sajtit të përpunuar special po grumbullohen nënshkrime për rezolutën deri te kryeministri grek Aleksis Cipras.

“Vërehet lëvizje e madhe për çështjen për emrin për shtetin e Shkupit. Siç deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias, do të përpiqet të arrijë zgjidhje përfundimtare për çështjen për emrin muajve të ardhshëm. Në këtë periudhë kohore, të gjithë grekët duhet ta shprehim mendimin tonë për këtë çështje serioze kombëtare dhe, si armë plotësuese diplomatike e Qeverisë greke, duhet ta japim qëndrimin tonë të kristalizuar që të mos përdoret termi Maqedoni në emrin përfundimtar të Shkupit”, shkruan në thirrjen për grumbullim të nënshkrimeve për rezolutën, që do t’i dorëzohet kryeministrit grek.

Grumbullimi i nënshkrimeve, sipas sajtit, përfundon më 31 janar.

Për nevojat e fushatës është punuar edhe një video klip në kohëzgjatje prej 40 sekondave.

“Maqedonia, 3000 vite, pjesë e pandashme e helenizmit. Për këtë emër, nuk negociohet. Maqedonia, do të thotë Greqi. E mbështes të vërtetën, po nënshkruaj për historinë”, porosisin në video klipin e publikuar muajin e kaluar.

Për fushatën dhe aktivitetet e organizatave greke, përveç 60 mbështetësve medial, të cilët në numër më të madh janë portale dhe radio lokale nga pjesa veriore e Greqisë, njoftuan edhe televizionet greke Star dhe Skaj. Ata komentojnë se paralajmërimet për protesta i zgjuan kujtimet nga fillimi i viteve të 90-ta dhe demonstratat e atëhershme të mëdha.

Analisti Tasos Haxivasiliu për televizionin Skaj thotë se këto aktivitete nuk mund ta kenë forcën si para 20 viteve.

“Derisa ekziston pasqyrë e turbullt për atë se sot cila është pozita e Greqisë, aq lihet hapësirë për retorika të këtilla radikale. Diçka që është joproduktive”, komenton Haxivasiliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button