Komuna e Gostivarit e prezantoi propozim-buxhetin për vitin 2018

Dje në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit u bë prezantimi i propozim-buxhetit të komunës për vitin 2018 dhe u zhvillua debat mbi të njëjtin.

“Ftoj këshilltarët që përbëjnë 16-shen, që ta mbajmë seancë, të debatojmë në lidhje me buxhetin e  propozuar, më pas edhe ta miratojmë atë dhe kështu ta bëjmë funksionale komunën. Le të shërbejë si shembull pozitiv Këshilli i komunës së Tetovës, ku edhe pse kryetarja aktuale e komunës së Tetovës Teuta Arifi nuk ka shumicë, këshilltarët e Aleancës e votuan  buxhetin e propozuar dhe ai u miratua”, theksoi Taravari.

Buxheti i komunës së Gostivarit për vitin 2018 paraqet plan vjetor të të ardhurave dhe shpenzimeve të cilat janë përfshirë në buxhetin themelor, buxhetin nga aktivitetet e vetëfinancimit, donacionet, dotacionet dhe kreditë. I njëjti është planifikuar në 1.032.863.000 denarë (rreth 16.8 milion euro) e që krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar është për 6,3% më i ulët. Përpiluesi i buxhetit Sadri Elezi njoftoi se kjo ulje paraqitet shkaku asaj se planifikimi i buxheti sivjet është shumë real dhe se pret që realizimi të jetë në  nivel  prej 95%.

“Buxheti themelor është planifikuar në 356.000.000 denarë, prej të cilave 32,20% e të ardhurave priten të vijnë nga taksat komunale, 30% nga transferet dhe 19% nga tatimi në pronë. Sa i përket shpenzimeve të planifikuara nga buxheti themelor, karakteristik është fakti se për shpenzime kapitale janë planifikuar 120.700.000 denarë ose rreth 34%, që paraqet  një përqindje të lartë kur kihet parasysh se mesatarisht në komunat e Maqedonisë kjo sillet rreth15-20%”, nënvizoi Elezi.

Komuna e Gostivarit njofton se, nga buxheti i saj ndan rreth 700 mijë euro për shpenzime rrjedhëse dhe kapitale për arsimin fillor, arsimin e mesëm dhe kopshtet e fëmijëve shkaku asaj se mjetet nga dotacionet që vijnë nga pushtetit qendror janë të pamjaftueshme. Situatën e rëndon fakti që nga dotacionet vetëm 5% e mjeteve dedikohen për  shpenzime, ndërsa 95 % shkojnë për rroga dhe kompensime.   Ata shtojnë se Për manifestime kulturore, sport dhe rekreacion si shpenzime rrjedhëse dhe kapitale janë planifikuar 8.200.000 denarë (rreth 135 mijë euro).

“Pas prezantimit të buxhetit të planifikuar u zhvillua një debat i gjerë. Të gjitha vërejtjet dhe propozimet e qytetarëve të pranishëm u shënuan dhe ato që do të vlerësohen si të arsyeshme do të merren parasysh dhe do të shpalosen në seancë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button