Apeli nuk ka pranuar asnjë ankesë për paraburgimin e vazhduar i të dyshuarve për 27 prillin

Në Gjykatën e Apelit në Shkup, ende nuk ka arritur asnjë ankesë nga mbrojtja për paraburgimin e vazhduar të të dyshuarve për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, thonë nga Gjykata, njofton Portalb.mk.

“Deri më tani asnjë ankesë nuk ka arritur. Kur të arrijnë, do të shohim se sa janë dhe do t’i shqyrtojmë lëndët”, deklaroi gjykatësja e Gjykatës së Apelit Shkup, Safet Kadrii.

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

“Këshilli Penal i Sektorit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë solli vendim që ta pranojë propozimin e Prokurorisë edhe për K.M., S.V., L.A., M.Ç., D.L., G.Gj., O.P., M.P., A.A., E.D.B., I.C., B.D., B.I., B.J., I.D., M.P., Z.S., J.Ç., I.S., G.A., B.T dhe B.M e vazhdoi masën me kohëzgjatje prej 30-ditësh”, deklaruan nga Gjykata Penale.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button