Shkupi nesër fillon përgatitjet dimërore

Pas tri javë pushim të merituar, nga e enjtja trajneri Ardian Nuhiu do të bëjë grumbullimin e parë të futbollistëve, për të nisur përgatitjet e fazës dimërore, të cilat pritet të ngritin formën për sezonin pranveror.

Skuadra e Shkupit fillimisht tri ditët e parë ka planifikuar të zhvillojë stërvitje të lehta në stadium të mbyllur, ndërsa nga dita e hënë dot transferohen në stadiumin e lagjes Gjorçe Petrov, për të zhvilluar stërvitje në bari artificial.

E gjithë kjo do të zgjatë deri më 21 janar, që një ditë më pas të shpërngulet për në Antali, ku edhe do të zhvillojë fazën kryesore të stërvitjeve. Deri më tani është rezervuar kontrolluesja me ekipin e Qarabagut, kampionëve të Azarbejxhanit, skuadër kjo edhe pjesëmarrëse e grupeve të Ligës së Kampioneve të Evropës, ndërsa pritet definomi i datave edhe të së paku tri ekipeve tjera, për të cilat do të bëhet e ditur ditëve në vijim. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button