Gazeta bullgare-Nga ndarja e Maqedonisë do të përfitojnë shqiptarët!

Gazeta bullgare “Novinite” shkruan se zgjidhja më e mirë për të ruajtur paqen në regjion është ndarja preventive e Maqedonisë. Sipas gazetës, Maqedonia ka rol vendimtar për stabilitetin në Ballkan, dhe destabilizimi i saj mund të jetë mënyra më e mirë për të shkaktuar një luftë ndërkombëtare për gjysmë ore duke kaluar në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari, Greqi, Rumani dhe Turqi.

Gazeta shkruan se edhe pse lufta civile u shmang në vitin 2001, tensionet etnike ende nuk janë shuar ndërsa vrasja e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë i ka ngjallur ato sërish dhe se Shqiptarët dhe Maqedonasit tani  vërtet e urrejnë njëri-tjetrin.

Sipas gjykimit të ekspertëve të tyre nga ndarja preventive e Maqedonisë do të përfitojnë të gjithë. 
“Shqiptarët do ti plotësojnë idetë e bashkimit të madh të tyre ndërsa maqedonasit do të humbasin një pjesë më të vogël të territorit në qoftë se shqiptarët ndahen tani, në vend se një deri në dy dekada më vonë për shkak se norma e lindjeve e tyre është në rritje të shpejtë” shkruan gazeta bullgare “Novinite”

Sipas të njëjtës gazetë, është fakt se shumë shqiptarë në Maqedoni nga arsye kulturore kanë rritje shumë më të lartë të popullsisë në krahasim me sllavët maqedonas, ndërsa dhe jetojnë me bindjen se  me siguri se në 20, 15 apo edhe 10 vjet ata do të jenë në një pozicion për të kërkuar federalizimin e Maqedonisë duke kërkuar pjesën e tyre, më shumë se gjysmën e vendit. 
“Popullsia shqiptare etnike në Maqedoni është përqendruar gjeografikisht në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit dhe është shumë afër me precedentin e shkëputjes së Kosovës nga Serbia me mbështetjen e Perëndimit” shkruan gazeta.

Në analizën e saj më tej vëndoset në pikpyetje lojaliteti i shqiptarëve.
“Megjithatë, opsionet për ndarjen dhe federalizimin e Maqedonisë hapin dy çështje. Së pari, si të garantohet se shqiptarët që tashmë janë afruar në një të tretën e popullsisë dymilionëshe dhe të cilët janë afër me kufij me shqiptarë të tjerë etnikë në perëndim dhe në veri do të jenë qytetarë lojalë të Republikës së Maqedonisë, e cila vetë është projektuar si një vend i kombeve të ndryshme (kombi maqedonas u shpik nga Jugosllavia komuniste në vittet 1943-44, dhe para kësaj ajo është konsideruar si pjesë e popullit bullgar)? Dhe së dyti, pse shqiptarët të cilëve numrat e popullatës po u rriten me shpejtësi, do të mbeten qytetarë lojalë të Republikës së Maqedonisë, veçanërisht pas shembullit të shqiptarëve të Kosovës të cilëve iu njoh ndërkombëtarisht pavarësia me ndihmën e Perëndimit, vetëm 9 vite pas një kryengritje të armatosur (1999 -2008)? “ shkruan gazeta bullgare.
Mes tjerash në të thuhet se Maqedonia nuk duhet të bëhet një Bosnje ose Kosovë e dytë dhe për këtë arsye ndoshta zgjidhja më e mirë do të ishte nëse sllavët maqedonas dhe shqiptarët etnikë të ulen në mënyrë paqësore dhe të bien dakord mbi një zgjidhje të drejtë për tu ndarë me njëri-tjetrin. 

“Versioni më i butë do të ishte ndarja parandaluese e Maqedonisë e cila do të krijonte një konferderatë , por dhe kjo nuk do ta zgjidhë problemin nga vetë fakti se shqiptarët duket se nuk kanë besim te shteti kombëtar maqedonas” shkruan “Novinite”. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button