Refuzon të luajë ndeshjen e ardhshme me Liverpoolin, Coutinho vjen te Barça

Nënshkrimi i Philippe Coutinhos me Barcelonën është më pranë se kurrë.

Disa burime të përditshmes katalanase “Mundo Deportivo” bëjnë me dije se Liverpooli ka ndryshuar qëndrim dhe do të jetë i gatshëm ndaj çdo oferte të Barcelonës.

Gazetari Guillem Balague, i cili ndjek me vëmendje të veçantë gjithçka që lidhet me Premier Leaguen, thekson se ekipi nga “Anfield” është i hapur për të negociuar “çlirimin” e Coutinhos që kërkon të largohet sa më shpejt në drejtim të “Camp Nou”, raporton SYRI.net.

“Përveç kësaj, sipas informacioneve të fundit, Philippe Coutinho nuk do të luajë derbin e Kupës kundër Everton këtë të premte, më 5 janar, kështu që transferimi i tij në Barcelonë bëhet akoma edhe më i besueshëm”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Kujtojmë që sipas raportimeve të fundit Barcelona do të paguajë 110 milionë euro plus 40 milionë të tjera në formë shpërblimesh.

Burime të tjera rrëfejnë se javën e ardhshme Coutinho do të shkelë në aeroportin e Barcelonës.

/ Oldi Mele / SYRI.net /

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button