Vildan Maksuti , kumanovari që pushtoi Belgjikën

Intervistoi: Elida Zylbeari

Aktori dhe modeli me vullnet të çeliktë, i riu 22 vjeçar Vildan Maksuti me prejardhje nga Kumanova edhe pse nga fëmijëria jeton në Belgjikë ,ai është kthyer në vendlindje të vazhdojë studimet. Është në vitin e tretë në Fakultetin e Aktrimit në Shkup. Pas mbarimit thotë do të pushtojë dhe New York-un. Megjithatë edhe pse student në Maqedoni, ai është pjesë e serialeve të njohura në Belgjikë dhe herë pas herë kthehet në Blackenberge ku dhe jeton, për të marrë pjesë në serialin flaman ASPE në rolin e Korait. 

PORTALB: Vildan, na thuaj si arrin të studiosh në Shkup njëkohësisht dhe të aktrosh në Belgjikë?

V.MAKSUTI: Malli për vendlindje ishte shkaku kryesor  që u ktheva të studioj në Maqedoni. Pas mbarimit t shkollës së mesme të Aktrimit në Akademinë e Artëve në Brugge (Belgjik) dëshira ime ishte ta mbaroj fakultetin e aktrimit në Shkup për ta zgjeruar diapazonin tim. Eksperienca (Fakulteti) këtu në Maqedoni ndikon pozitivisht në karrierën time si aktor në Evropë. Në Belgjikë marrë kam  pjesë në shumë shfaqje në teatër si  për shembull Jongerensnaeke, Eihnebuhneëeifestspiele, 24lies in a Dream dhe të tjera.

PORTALB: Edhe pse si i vogël je shpërngulur në Belgjikë dhe ke përvetësuar gjuhën dhe i njeh traditat e flamanëve, a ndjehesh si i huaj në rrethin e tyre? Si të kanë pritur belgët dhe publiku belg?

V.MAKSUTI: Jo nuk ndjehem aspak i huaj, kemi shumë mirëkuptime njëri me tjetrin edhe më respektojnë shumë si një aktor kontribut dhënës. Publiku shumë ka interes për të gjitha veprimet që i kam bërë rreth aktrimit. E vlerësojnë shumë faktin që kthehem nga Maqedonia për të aktruar.  Dhe skam si të ndjehem keq.

PORTALB: Po inspirimi nga erdhi, si e kuptove ti se dëshiron të bëhesh aktor?
V.MAKSUTI:  Kur isha 5 vjeçar, babai im me morri një herë ne një shfaqe  dhe prej atij momenti e kam ditur se çfarë do të bëhem. Ajo ishte shfaqja e Hamlet të Shekspirit.  Prandaj dhe u regjistrova në  shkollën e mesme për aktrim në Brugge. Pasi diplomova mu shfaq dëshira për tu kthyer në vendlindje për ta vazhduar atë që nisa.

PORTALB: Pikërisht dhe këtë deshëm të dinim. Pse u kthyet në Maqedoni kur atje keni kushtet më të mira dhe kishi filluar karrierën?

V.MAKSUTI: 🙂 Gjatë studimeve të aktrimit në Belgjik, baza ishte e Bertold Brechtit, aty e mbusha një bagazh shumë interesant, mirëpo e ndjeva  vetën se kisha nevojë edhe për një bagazh të vendlindjes para se te nisem në New York.  Dhe kështu erdha të regjistrohem te një profesor shumë i lavdërueshëm (Vladimir Milçin).  Sa për informatë  kur erdha në  Maqedoni në vitin 2009 për të regjistruar fakultetin e aktrimit, provimin pranues e dhashë në gjuhen holandeze sepse ende nuk dija ta flas gjuhen maqedonase. Kur më pranuan isha shumë i lumtur mirëpo kisha një mision shumë të madh para vetes sepse dija të them vetëm Da dhe Ne në gjuhen maqedonase. Tash ndjehem shumë mirë ku jam.

PORTALB: Ju është dhënë mundësia dhe këtu të merrni pjesë në ndonjë dramë?

V.MAKSUTI:  Ende nuk  kam marrë pjesë në ndonjë shfaqe, mirëpo shumë më vjen interesant kur shkoj ti shikoj koleget  më të vjetër kur kanë prova. Kështu dhe mësoj, ndqërsa dhe jam shumë mirënjohës ndaj profesorëve Refet Abazi dhe Vlladimir Millçin që më kanë dhënë një mundësi shumë të mirë. Kam marrë pjesë në shfaqet qe i kemi përgatitur për provime siç janë; Barbaret (Maksim Gorki), Xhaxhi Vanja (A.P.Çehov ) si dhe rolin e Mark Antonit në Cezarin e Shakespare.

PORTALB: Thonë që përvoja e filmave dallon nga ajo në skenën e teatrit, na përshkruaj pak në është e vërtetë kjo?

V.MAKSUTI:  Kjo është shumë e vërtetë sepse në film aktron vetën një pjesë e trupit kurse në skenën e teatrit aktron gjithë trupi.  Dhe skena e teatrit është më e vjetër se filmi. Filmat ku kam pasur role të vogla janë : Ex Drummer 2007, The Curiosity of Chance 2006, dhe mandej morra pjesë në filmin Dosja K qe e luajta rolin e Tahir Ukaj, (Vëllai i Nazimit apo Blerim Destanit )2009. 
E falënderoj Zotin për këtë mundësi. Të njoftoj një koleg shumë të veçantë që më mësonte dhe ende më mëson disa gjëra, flas për Blerim Destanin që është një aktor i shkëlqyeshëm.  
Pas filmit Dosja K erdha në Shkup të studioj dhe shumë role që mi kanë ofruar nuk kam mundur të i luaj sepse nuk kisha dëshirë të humbas nga mësim. Sidoqoftë me leje kam shkuar në Belgjikë për serialet.

PORTALB: Ju jeni dhe model, na flitni pak për këtë përvojë?

V.MAKSUTI: Ishte viti 2008 kur shkova të blej disa gjëra për vëllain tim të vogël Amelin ( 7vjec), kur një skouts i Selected Belgium ma ndërpreu rrugën për të më fotografuar për Selected Belgium. Më kërkoi dhe numrin dhe ditën e nesërme më lajmëroi për të lidhur marrëveshje. Ndërsa brenda javës më fotografuan me rrobat e tyre dhe i shikova fotot në bilborde nëpër shumë qytete të ndryshme.

PORTALB: Me kë shoqërohesh këtu dhe ku del me shpesh? A ke të dashur?

V.MAKSUTI: Kam shumë shokë në Kumanovë qe i përshëndes shumë dhe në Shkup kam dy shok të ngushtë Arbërin dhe Ervinin. Të dashur, hmm për momenti nuk kam 🙂

PORTALB: Si të duken femrat këtu dhe si në Belgjikë, cilat i preferon më shumë?
V.MAKSUTI:  I preferoj femrat që kanë një karakter të fortë, për të tjerat do e mbaj sekret. 

PORTALB: Për fund, cili është mesazhi që ua dërgoni moshatarëve tuaj?

V.MAKSUTI: Kjo nuk vlen vetën për moshatarët e mi por për të gjithë njerëzit- që ti ndjekin ëndrrat e tyre dhe mos të dorëzohen. Mësimin më të madh  jetësor e merr kur jeton vetë, kështu dhe fillon të kuptosh jetën. Desha të falënderoj shumë prindërit e mi që i respektoj shumë dhe që më përkrahen ti realizoj ëndrrat e mija, profesorët dhe kolegët për përkrahjen e madhe që ma japin.

Vildan Maksuti në vitin 2010 ka qenë pjesë e serialit Familie në rolin e Ksandrit, në serialin Vermist në rolin e e Martin (regjia i serialit Vermist ishte ai i filmit Dosja K, Jan Verheyen). Ka pasur dhe një rol shumë interesant në filmin Deep in a Dream of You nga regjia  e Karolin Strubbe.  Ai njeh gjashtë gjuhë botërore dhe jeton me familjen e tij në një qytet të bregdetit flaman, Blankenberge (afër qytetit Brugge dhe Oostende).

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button