LSDM demanton-Ahmetit nuk i kam propozuar Teutën për kryeministër

LSDM ka demantuar lajmin e portalit Kurir se lideri i kësaj partie Branko Cërvenkovski i ka propozuar liderit të BDI-së Ali Ahmeti koalicion të madh qeveritar në një takim mes tyre.

“Teksti i botuar në portalin Kurir me titullin: “Cërvenkovski me propozim deri te Ali Ahmeti: Teuta Arifi për kryeministre?! “ është e pavërtetë e plotë dhe e demantojmë plotësisht. As që ka pasur takim e as që ka pasur ndonjë ofertë nga ana e LSDM-së. Bëhet fjalë për spekulim i dalë nga kuzhina e VMRO-DPMNE-së me qëllim që tia tërheqë vëmendjen opinionit nga problemet e vërteta” shkruhet në demantin e LSDM-së dërguar medieve. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button