Të paktën 48 të vdekur në një aksident trafiku në Peru

Të paktën 48 persona e kanë humbur jetën mbrëmë në Peru, kur në autobusin me të cilin kanë udhëtuar është përplasur një traktor, pas çka ai ka rënë në një humnerë, kumtoi policia lokale.

Aksidenti ka ndodhur në një pjesë të rrezikshme të autostradës të quajtur “kthesë djallëzore”, ku rruga është shumë e ngushtë, me kthesa të pjerrëta dhe shpesh të mbuluara me mjegull.

Autobusi në të cilin ka pasur 57 udhëtarë, është përmbysur dhe ka rënë në një pjesë shumë të ngushtë të bregut të Oqeanit të Qetë, deri te i cili nuk ka qasje.

“Është shumë pikëlluese që në vendin tonë ndodhi një katastrofë e madhe”, deklaroi me rastin e aksidentin, presidenti i Perusë, Pedro Pablo Kuçinski.

Ekipet e shpëtimit edhe gjatë natës kanë kërkuar të mbijetuar në zonën vështirë të qasshme, e cila gjendet rreth 70 kilometra nga Lima. Zjarrfikësit dhe policët arritën të transferojnë pesë pacientë rëndë të lënduar në spitalin e afërt.

Shumica e udhëtarëve që ishin në autobus janë kthyer në Lima pas festimit të natës së Vitit të Ri jashtë kryeqytetit.

Në aksidente trafiku në Peru në vitin 2016 jetën e kanë humbur 2.600 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button