Hollande prinë me 3 % para Sarkozy

Në Francë para pak çastesh janë mbyllur vendovotimet në zgjedhjet presidenciale, me pjesëmarrjen e 10 kandidatëve, por në të cilat, sipas hulumtimeve të opinionit para zgjedhjeve, favoritë ishin kandidati socialist, Francois Hollande, dhe presidenti aktual, Nicolas Sarkozy.

Sipas rezultateve të para të votimeve të sotme, Francois Hollande ka fituar 28.4% të votave të fituara, Nikollas Sarkozi 25,5%, ndërsa e treta, është kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pe, me 20% të votave.

Rrjedhimisht, sipas këtyre burimeve, meqë askush nuk ka fituar më se 50% të votave, për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që mbahen më 6 maj, janë kualifikuar Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy.

Dalja në zgjedhje ishte solide. Raportohet se kanë votuar afro 80% e 44 milionë njerëzve me të drejtë vote. 

Sipas të gjitha sondazheve, favoritët bindës janë presidenti i deritashëm Nicolas Sarkozy, kryetar i Unionit konservator për Lëvizje Popullore (UMP), si dhe socialisti Francois Hollande. 

Lajme të ngjashme

Back to top button