VMRO-DPMNE: Zaev dhe Tevdovski nuk u përgjigjën pse investimet e mëdha kapitale u ndërprenë

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka reaguar ndaj konferencës së përbashkët të kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Financave, Dragan Tevdovski në lidhje me aspektet zhvillimore në vend.

“Zaevi dhe Tevdovski dëshirojnë ta manipulojnë publikun duke u lavdëruar për realizime kapitale dhe investime, por nuk janë përgjigjur se përse u ndaluan investimet kapitale”, thuhet në kumtesën e partisë.

VMRO-DPMNE-ja konsideron se nën udhëheqjen e Dragan Tevdovskit, Ministria e Financave është bërë lidere në huamarrje dhe harxhimin e rezervave devizore, duke marrë 730 milionë euro në shtatë muajt e fundit, nga të cilat mbi 230 milionë euro janë harxhuar nga devizat rezervë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button