Kurir, Cërvenkovski i ofron koalicion Ahmetit me kryeministër shqiptar

Portali informativ “kurir.mk” sot ka botuar një tekst, që sipas tyre është nga burime partiake të BDI-së e sipas të cilit liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti nga LSDM i është dhënë ofertë për formimin e qeverisë së koalicionit të gjerë të përbërë nga partitë politike të Frontit opozitar të kryesuar nga LSDM dhe të gjitha partive shqiptare.

Kurir shkruan se ofertën Ahmetit ia ka bërë të ditur personalisht Branko Cërvenkovski, i cili ka propozuar që këtë qeveri ta drejtojë Teuta Arifi.

“Marrim vesh se në këtë takim, Cërvenkovski i ka thënë Ahmetit se shqiptarët do të përfitonin dyfish më shumë resorë sesa tani, duke përfshirë edhe vendin e kryeministrit. Si emër konkreyt për kryeministre është përmendur Teuta Arifi. Po ashtu pjesë e ofertës së Cervenkovskit kanë qenë edhe plotësimi i disa kërkesave kyçe të shqiptarëve”, shkruan portali pro-qeveritar Kurir. 

Përgjigjia e Ahmetit ka qenë negative, pasi ai nuk është person që luan pas shpine, shkruan Kurir.

“Ahmeti ka qenë decid se për të është e papranueshme që nëpërmjet kombinimeve jo principiele të luhet me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e para 10-të muajve, ku BDI dhe VMRO-DPMNE morrën mbështetjen e tyre”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këtij portali. 

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button