Shkëndija mposht Rabotniçkin

Shkëndija fiton minimalisht kundër KF Rabotniçkit. Kuqezinjtë që në fillim të ndeshjes marrin lojën në duart e veta dhe dominojnë pjesën më të madhe të saj. Iniciativa e Shkëndijës shumë shpejt solli edhe frutet e veta, ku në minutën e 36 nga një aksion i bukur K.Alomeroviq kroson në zonë dhe më së miri gjendet kapiteni N.Mustafi ku i vetëm disa metra para golit shënon me lehtësi. Me pas gjithçka ishte më e lehtë për Shkëndijën të cilët menaxhojnë shumë mirë ndeshjen deri në fund. Kishte edhe disa raste nga dy anët, rastin më të mirë e kishte K.Alomeroviq i cili godet me kokë por topin e ndal shtylla. Shkëndija morri tre pikë të reja, javën e ardhëshme ata do të jenë mysafir në Kratovë ku do të ndeshen me Sileksin. Vazhdon ende lufta për vend të dytë me Metalurgin e cila edhe sot fitoj dhe përseri Shkëndija ngelet e treta me një pikë larg. Na vizitoni më vonë për foto dhe video të ndeshjes.
 
Debuton Besar Kahrimani
Debuton në ndeshje Zyrtare i riu nga Tetova Besar Kahrimani. Ai luajti vetëm disa minuta sot, por nuk duhet të harojmë është vetëm 17 vjec dhe tashmë ai gjendet në fushë, Besari vjen nga shkolla e Shkëndijës i cili i ka kaluar të gjithë kategoritë të moshave në këtë klub, flitet për një lojtarë shumë cilësorë, intelegjent,shpejtësi, si dhe teknik shumë të mirë. I urojmë një karrierë sa më të sukseshme dhe së shpejti të jetë lojtari kryesorë i jonë. /Shkendijakampion.com

Lajme të ngjashme

Back to top button