Tadic: Pa zgjedhje lokale në Kosovë

Pretenduesi edhe për një mandati të presidentit në Serbi, Boris Tadic ka theksuar se zgjedhjet lokale në Kosovë nuk do të mbahen, sepse është krijuar një situatë e re në të cilën bashkësia ndërkombëtare insiston në rezolutën 1244, sipas së cilës përgjegjës për organizim zgjedhjesh në Kosovë është UNMIK-u.

Tadic ka theksuar se problemi i zgjedhjeve në Kosovë ekziston sepse Serbia nuk ka sovranitet të plotë pas vitit 1999 dhe pas miratimit të rezolutës 1244 në të cilën tekstualisht theksohet se UNMIK-u është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë e jo organet përkatëse në Serbi, njofton B92, citon Koha.net.

“Me Rezolutën 244 mbrojmë pjesën e mbetur të sovranitetit që është i mundur të mbrohet në Kosovë dhe po qe se sillemi në kundërshtim me të, do të shkelnim të drejtën ndërkombëtare dhe do t’iu jepnin të drejtë kundërshtarëve”, ka thënë Tadic, lider i Partisë Demokratike.

Ai ka theksuar se UNMIK-u nuk mund të garantojë zgjedhjet në Kosovë dhe se po zhvillohen bisedime delikate me OSBE-në dhe se Serbia nuk ka potenciale të sigurisë për të mbajtur si duhet zgjedhje lokale në Kosovë.

“Ato mund të mbahen vetëm në bashkëpunim me bashkën ndërkombëtare”, ka thënë Tadic, duke përsëritur se “edhe Kosova edhe Evropa” është politika e vetme e mundshme e që mund ta zhvillojë Serbia.

Marre nga: Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button