1999 lule për ShBA-të

Me moton, “1999 lule për shtetin mik e aleat SHBA-të”, për Ditën e Tokës, ka filluar aksioni për mbjelljen e luleve, barit e drunjve dekorativë përreth shtatores së Bill Clintonit, në Prishtinë. Ky donacion njëvjeçar ka ardhur nga kompania “Semenarna”, e cila do të mirëmban ambientin rreth shtatores së Bill Clintonit, një vit pa pagesë. Kjo iniciativë është përkrahur nga shoqata “Miqtë e Amerikës”.

Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, i cili njëherësh ka qenë edhe ideator për vënien e shtatores së ish presidentit amerikanë Bill Klintonit në Prishtinë, me këtë rast ka thënë se mesazhi i aktivitetit të tillë i dedikohet ShBA-ve dhe pikërisht ish presidentit Klinton. Po ashtu, ai ka pohuar se njëkohësisht kanë dashur të tregojnë respekt dhe ta rikujtojnë vitin 1999, kur SHBA-të filluan bombardimet për ndaljen e terrorit mbi popullin shqiptar të Kosovës.

“Me këtë veprim kemi dashur të ju tregojmë se ne shqiptarët dimë të ndërtojmë dhe njëkohësisht dimë t’i ruajmë ato vlera që i kemi ndërtuar më herët. 1999 lule janë për 1999 dëshira, 1999 respekte ndaj SHBA-së, ndaj ish presidentit Klinton, ndaj institucioneve më të larta të SHBA-ve, si dhe ndaj shteteve aleate të tyre të cilat e mundësuan një aktivitet të tillë”, ka thënë ai.

Kompania e cila ka marr për obligim gjelbërimin e hapësirës së sheshit ku ndodhet shtatorja e Bill Klintonit është Semenarna. Pronari i kësaj kompanie, Refki Zogaj, shprehet i lumtur, për faktin që kompanie e tij do ta ketë mundësinë që ta rregullojë këtë shesh, pasi që, sipas tij, populli amerikanë meriton më shumë se 1999 lule.

“Për hir të Ditës së Tokës, ne e kemi parë të rrugës pasi që kompania jonë merret me rregullimin e parqeve dhe ambienteve të ndryshme, duke e pas parasysh se na nevojitet gjelbërimi dhe ambienti ku jetojmë, dhe pasi që populli amerikanë dhe populli shqiptarë është i lidhur ngushtë dhe kanë treguar realitetin, posaçërisht ish presidenti Klinton, i cili ka bërë shumë për Kosovën dhe këtë ambient e kemi parë të rrugës që këtë rreth ta rifreskojmë me disa bimë. Nga ky, moment kompania jonë e ka marrë për obligim ta rregullojë këtë park dhe ta mirëmbajë për një vit, pa pagesë”, ka thënë ai.

Organizatorët e këtij aksioni, kanë apeluar tek qytetarët që të kujdesen më shumë për këtë ambient, pasi që, sipas tyre, është obligim i të gjithëve që ta mbajmë ambientin e pastër, e në veçanti ambientin përreth ku ndodhet shtatorja e njeriut që bëri dhe vazhdon të bëjë shumë për popullin e shqiptar.

Ndryshe, drejtues të kompanisë Semenarna, kanë thënë se zbukurimi dhe mirëmbajtja e këtij sheshi, për një vit, do t’u kushtojë rreth 3 mijë euro. /kosovapress

Lajme të ngjashme

Back to top button