“Katimerini”: dolën në pah vështirësitë për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi!

Për problemet në jetën e brendshme politike në Greqi, për pritjet e Athinës nga Shkupi, për zgjidhjet e mundshme, për presionet ndërkombëtare, për periudhën e kufizuar kohore për zgjidhje, por edhe për komunikimin e shkëlqyeshëm midis Maqedonisë dhe Greqisë gjatë gjashtë muajve të kaluar, shkruan sot gazeta greke “Katimerini”.

LEXO: Viti 2017 nisi rrugëtimin euro-atlantik: a do të arrijë Maqedonia të hyp në tren më vitin 2025?

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në analizën me titull “Hapat e vështirë drejt zgjidhjes së çështjes së Maqedonisë”, thuhet se mosmarrëveshjet e fundit midis pushtetit dhe opozitës në Greqi, për herë të parë në hapësirë i nxorën vështirësitë që duhet të tejkalohen në drejtim të arritjes së kompromisit për emrin.

Edhe “Katimerini”, njëjtë si edhe gazeta “Elefteros tipos”, siç publikoi MIA të dielën, paralajmëron për rritje të presioneve ndërkombëtare.

“Pritet që të rriten presionet nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët dëshirojnë zgjidhje të shpejtë të dallimeve rreth emrit, para së gjithash amerikanëve, por edhe evropianë (posaçërisht gjermanët) që të zhbllokohet perspektiva euro-atlantike jo vetëm e Shkupit, por edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilët u ekspozohen rrezikut për destabilizim ose nga ndikimi rus”, shkruan “Katimerini”.

Lidhur me marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë, gazeta komenton se niveli i komunikimit midis Athinës dhe Shkupit gjatë gjashtë muajve të fundit është posaçërisht i lartë, drejtpërdrejt edhe në më shumë nivele. “Katimerini” përmend atë që tanimë është e sigurt një periudhë mjaftueshëm shpesh është pjesë e analizave të gazetarëve grekë se Athina shikon vullnet të mirë në retorikën e Zaevit, por, në të njëjtën kohë pret edhe procedura konkrete dhe praktike, si ndryshim i emrit të aeroportit të Shkupit ose autostradës me ç’rast në praktikë do të tregohej refuzimi i irredentizmit.

“Realiteti është se këto hapa, politike, janë thjeshtë relative për Qeverinë e Zaevit”, komenton “Katimerini”.

Lidhur me zgjidhjen e mundshme, në analizë thuhet se emri do të përmbajë përcaktim së bashku me termin Maqedoni, por nuk është e njohur se nëse do të jetë “Maqedonia e Re”, “Maqedonia Veriore”, “Maqedonia e Epërme” ose siç shkruan “ndonjë zgjidhje tjetër të cilën përfaqësuesi special i KB-së Nimic, me siguri do ta nxirrte nga kapelja e tij”.

“Katimerini” në analizë, përkujton se tek ne për zgjidhje eventuale do të mbahet referendum dhe komenton se pikërisht për këtë arsye, kryeministri i Maqedonisë do të duhet, nëse jo të krijojë aleanca të reja, atëherë të paktën t’i ruajë që të aprovohet marrëveshja në periudhë kur, siç shkruan gazeta, “VMRO-ja nacionaliste, ende po rimëkëmbet nga dështimi”.

“Koha për zgjidhje të kontestit me emrin është kufizuar nga fakti që pas verës praktikisht që të dyja vendet hyjnë në cikle zgjedhore. zgjedhjet, të paktën ato të caktuarat, edhe në Athinë dhe në Shkup do të mbahen në vitin 2019”, shkruan “Katimerini”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button