Fushata : “Maqedonia pa hedhurina 2012”

Kumanovë, 22 prill – Në kuadër të fushatës së pilot aksionit “Maqedonia pa hedhurina 2012” sot në katër fshatrat e Komunës së Likovës të punësuar në komunë, në ministri të ndryshme dhe pjestarë të ARM-së, zbatuan këtë aksion duke pastruar lokalitete të caktuara brenda disa orësh. 

“Me këtë aksion shënuam edhe Ditën e planetit Tokë. Shfrytëzoj këtë rast të apeloj tek banorët e kësaj komune që të mos presin vetëm këso aksione, por të organizohen edhe vetë me vetëiniciativë e të pastrojnë hedhurinat gjithkund për rreth tyre” na deklaroi Nexhati Osmani, sekretar i Komunës së Likovës. 

Ndonëse nuk ishin të kyqur në këtë fushatë, edhe banorët e fshatit Mateç me vetiniciativë, kishin ndërmarr një aksion të ngjashëm për pastrimin e fshatit, kanaleve dhe mbjelljen e fidaneve të reja. 

“Në fshatin tonë, Mateç kemi formuar një këshill, i cili përkujdeset për aktivitete të këtilla. Sot në fshat me vetorganizimin tonë ndërmorrëm një aksion për pastrimin e rrugëve, kanaleve dhe hapsirave tjera, por edhe mbollëm fidane të reja tek varrezat e fshatit dhe në sheshin e fshatit” na njohtoi Liman Avdiu. 

Por, banorët e kësaj ane thonë se duhet të mbisundojë vetëdija për vetorganizim të këtillë e jo të pritet që të vijë ndokush nga jashte për të na organizuar aktivitete të këtilla. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button