Iran, numri i viktimave të protestës arrin në njëzetë

Nëntë persona janë vrarë gjatë protestave në Iran, me çka numri i viktimave nga demonstratat ka arritur 20.

Sipas mediave iraniane, gjashtë demonstrues janë vrarë gjatë një sulmi ndaj stacionit policor në qytetin Kadarixhan.

Incidenti ka ndodhur kur demonstruesit kanë tentuar të vjedhin armë nga stacioni.

Dy persona njëri 11 dhe tjetri 20 vjeç e kanë humbur jetën në qytetin Homejnshahr, përderisa një person i Korpusit të rojeve të Revolucionit islamik është vrarë në qytetin Naxhafabad. Që të tre janë qëlluar me pushka gjuetie.

Siç lajmëroi paraprakisht MIA, policia iraniane kumtoi se në protestat e djeshme është vrarë një polic, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

“Shkelësit e rendit publik e kanë shfrytëzuar situatën në qytetin Naxhafabad dhe kanë gjuajtur drejt forcave të sigurimit me pushkë gjuetie. Si rezultat i kësaj tre janë plagosur, ndërsa një është vrarë”, kumtoi përfaqësuesi policor, Said Montazer al Mahdi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button