LSDM: Qeveria ka hedh 250 mijë euro për shelgje, jo për shëndetësinë

LSDM-ja në pres-konferencën e sotme shprehu revoltin e saj nga vënia e djeshme e shelgjeve në shtratin e lumit Vardar në kohë kur shkurtohet buxheti për disa nevoja vitale.

“E dhimbshme është që Qeveria në momente kur merr hua prej 250 milionë euro, vendos tre shelgje që i ka paguar 250.000 euro. Ky është edhe një shpenzim joproduktiv i buxhetit në kushte kur me këtë rebalans shkurtohen mjete atje ku janë më të nevojshme. Përderisa vendosen shelgje në Vardar, drejtoresha e Fondit për shëndetësi në mënyrë të dhimbshme na njofton se shkurtimi i buxhetit të saj vetëm do t’i anulojë pagesat, ndërsa shkurtimet në pushimet mjekësore qytetarët nuk do t’i ndjejnë. E dhimbshme, s’ka qysh! Këto tre shelgje dëshmojnë për shpenzimin pa kontroll të parave nga buxheti”, porositi Jani Makraduli. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button