Në Oktis shënohet dita e Tokës

Në shkollën fillore “Edinstvo” në fshatin Oktis, si pjesë e programit Integrimi i Edukimit Ekologjik në sistemin arsimor të Maqedonisë, u zhvillua dita e hapur e ekologjisë dhe ushqimit të shëndetshëm.

“Shkolla jonë si rezultat i sugjerimit nga ana e MASH-it, u bashkëngjit me një aktivitet për promovimin e një ambient të pastër dhe ekologjik. Nxënësit, mësimdhënësit mbollën fidan në oborrin e shkollës, ndërsa pjesa qendrore e ditës së hapur, ishte prezantimi i mesazheve për një ambient të pastër dhe ushqim të shëndetshëm. I gjithë ky aktivitet do të këtë efekt pozitiv te nxënësit dhe qytetarët, sepse të gjithë duam që të jetojmë në një ambient të pastër dhe të shëndetshëm” përfundon Mustafa Kaliqi drejtor i shkollës fillore të Oktisit. 

Ky aktivitet është në vazhdën e shënimit të 22 prillit ditës së Tokës, si dhe në pajtim me programin vjetor të aktiviteteve të kësaj shkolle. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button