Banka Botërore i jep 100 milionë dollarë Maqedonisë

Shkup, 22 prill – Banka Botërore tregon gatishmëri që ta mbështesë politikën zhvillimore të Republikës së Maqedonisë me 100 milionë dollarë për zhvillim të konkurrencës dhe mbështetje të reformave në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe sferën sociale.

Me këtë, siç kumtoi Ministria e Financave, Banka Botërore tregoi se është partner i sigurt dhe i përhershëm në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Maqedonisë. Përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN-së, me të cilët u takua zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski në Uashington, e përshëndetën edhe rebalancim me kohë të buxhetit në pajtim me ngjarjet aktuale me krizën debitore në Evropë, me çka do t’i ndihmohet ekonomisë në Maqedoni.

Gjithashtu, theksuan se kushtet e volitshme nën të cilat banka evropiane me renome, si Dojçe Banka i ka miratuar kredi Maqedonisë prej 250 milionë eurove janë konfirmim për imazhin e mirë të cilin e ka ekonomia e Maqedonisë në tregun ndërkombëtar të kapitalit.

Në kuadër të takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit monetar ndërkombëtar në Uashington, zëvendëskryeministri Stavreski realizoi takime me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Meno Snel, nënkryetarin e Bankës botërore, Filip Leru dhe drejtoreshën për Maqedoni në Bankën botërore, Xhejn Armitaxh. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button