Kërcënohet nga borxhliu me pistoletë

Dje në rrugën ”Abas Emin”, në Ohër, rreth orës 15 , D.I (52) bashkë me dy djemtë e tij, kanë tentuar të bisedojnë me personin M.K (31) për një borxh të prapambetur ndaj tyre. Ndërkohë, M.K ka nxjerr pistoletën sinjalizuese të tipit “Ekol”, të cilën ja drejton D.I duke e kërcënuar edhe me fjalë.

Pas kësaj ngjarje D.I është tërhequr në shtëpinë e tij bashkë me djemtë.

Në lidhje me këtë ngjarje nga Policia e Ohrit janë marr masa dhe me pjesëmarrësit e kësaj zënke janë zhvilluar biseda informative, ndërsa, M.K i është marr pistoleta sinjalizuese. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button