Thyen kryqet e varreve ortodokse të Llabunishtit

Rreth tredhjetë kryqe të vendosura sipër varreve të ortodoksëve në Llabunisht, janë thyer dhe shkatërruar, informojnë nga SPB në Ohër.

Autorët e panjohur në fillim i kishin hequr kryqet e drurit nga varrezat, dhe para kishës ”Shën Nikolla” i kishin shkatërruar dhe thyer.

Nga policia thonë se kanë filluar hetimet për këtë rast vandal dhe janë në kërkim të autorëve të tij. Edhe para disa kohësh kjo kishë ju nënshtrua një zjarri të qëllimshëm, i cili u lokalizua pas ndërhyrjes së Njësitit të zjarrfikës dhe banorëve lokal të cilët nuk lejuan që kjo kishë të digjet. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button