Lideri verikorean kërcënim bërthamor SHBA-ve në mesazhin e Vitit të Ri

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në fjalimin e tij me rastin e ndërrimit të motmoteve ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjenden brenda rrezes së goditjes bërthamore të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

“SHBA-të duhet ta dinë se butoni për armët bërthamore gjithnjë gjendet mbi tryezën time”, ka thënë Kim, njofton agjencia e lajmeve Yonhap, duke theksuar se Koreja e Veriut nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor dhe raketor.

Ai është shprehur se armët bërthamore do të përdoren vetëm në rast se kërcënohet siguria e tyre, duke shtuar se “SHBA-të duhet të jenë të vetëdijshme se forca bërthamore e Veriut nuk është kërcënim, por e vërtetë”.

Ndërkohë, lideri verikorean ka bërë thirrje për uljen e tensioneve ushtarake në Gadishullin Korean dhe për zhvillimin e marrëdhënieve me Korenë e Jugut.

Ai ka potencuar se mund të dërgohet delegacion në Olimpiadën Dimërore PyeyongChang 2018 në Korenë e Jugut, duke shtuar se janë të gatshëm për bisedime me Seulin lidhur me këtë çështje.

“Lojërat Dimërore që do të organizohen në Korenë e Jugut do të jenë një mundësi për të dyja vendet. Urojmë që Olimpiada Dimërore të jetë e suksesshmë”, ka thënë Kim.

Lideri i Koresë së Veriut ka vënë në dukje se janë të gatshëm të hedhin hapa të ndryshëm, përfshirë edhe dërgimin e një delegacioni dhe se për këtë qëllim mund të zhvillohet takim urgjent mes zyrtarëve të dy Koreve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button