Bullgaria për herë të parë kryeson me BE-në

Bullgaria mori sot presidencën e radhës të BE-së e cila do ta kryesojë për gjashtë muaj.

Me moton kombëtare “Të bashkuar jemi të fortë”, pritet që presidenca bullgare të fokusohet në bashkimin e unionit mbi reformën e politikave migratore dhe çështje të tjera. Liderët e BE-së ranë dakord dhjetorin e kaluar që të gjejnë një marrëveshje kompromisi mbi mënyrën e reformimit të sistemit të azilit në union.

Bullgaria ka synim edhe perspektivën e anëtarësimit në BE të fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor.

Më 17 maj, liderët e BE-së do të takohen me homologët e tyre ballkanikë për një samit në Sofje.

“Kur flasim për një Evropë të bashkuar, nuk duhet të harrojmë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane dhe lidhje mes tyre dhe vendeve anëtare”, njoftohet në sajtin e presidencës bullgare.

Bullgaria e mori presidencën e radhës nga Estonia dhe do t’ia dorëzojë Austrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button