Në rajon Viti i Ri u prit hareshëm

Viti i Ri në rajon u prit në mënyrë të hareshme, ndërsa në shumë qytete pati festim të organizuar nëpër sheshe.

Tirana dhe qytetet e tjera shqiptare pritën ndërrimin e viteve me fishekzjarre shumëngjyrëshe.

Një koncert madhështor në sheshin e ri të Tiranës “Skënderbej” ashtu siç është bërë traditë çdo vit nga Bashkia e Tiranës, mblodhi qytetarët me rastin e mbylljes së 2017. Qindra të rinj shijuan tingujt e muzikës në një koncert me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati etj.

Në Podgoricë koncert mbajti Toni Cetinksi, ndërsa në Budvë grupi “Bijello Dugme”, lajmëroi RTCG.

Në Kroaci për Vitin e Ri shumica zgjodhën festim më të volitshëm – në sheshe me koncerte. Në Zagreb, për festën u kujdesën Doris Dragoviq, Tonçi Huljiq me fishekzjarre tradicionale në mesnatë.

Në Dubrovnik – pritjet e mëdha i pëmbushi Dino Merlin.

Sipas mediumeve sarajevase, pritja publike me Di-Xhej Department dhe bendin sarajevas D Las Lokejshën. Ylli i mbrëmjes ishte Zdravko Çoliq, Edhe pse temperaturat ishin nën zero, dhe me mjegull, kjo nuk i ndaloi disa dhjetëra banorë të Sarajevës dhe mysafirëve nga të gjitha anët të zbaviten nën qiell të hapur.

Edhe në Beograd pati festim të Vitit të Ri nën qiell të hapur. Në rrugë mbisundontge atmosferë festive dhe disponim i mirë, lajmëroi Tanjug-u.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button