fbpx

Amazon lëshon një aplikacion për të gjitha nevojat tuaja për cloud

Sipas lajmit të lëshuar nga vetë ndërmarrja, Amazon ka lëshuar një aplikacion online të cilin konsumatorët e shërbimeve të uebit që i ofron Amazon (Amazon Web Services – AWS) mund ta përdorin për të blerë softuerë nga shumë ofrues cloud.

“Duke e përdorur AWS Marketplace, ju lehtësisht mund të gjeni, krahasoni dhe filloni një varg të sistemeve dhe produkteve,” shkroi Jeff Barr, i cili është menaxheri i lartë i Zgjidhjeve për Informatikën Cloud në Amazon, në një postim në blog. “Ne kemi trajektorizuar hapat e zbulimit, zhvillimit dhe faturimit për ta bërë tërë procesin e gjetjes dhe blerjes së softuerit të shpejt, me më pak mundime dhe më të vlefshëm për konsumatorët dhe prodhuesit e aplikacioneve.”

Derisa Amazon deri më tani është ofruesi më i madh në botë i infrastrukturës cloud, ka kuptim thënia që ndërmarrja do të ofronte opsione për softuerë dhe aplikacione të reja për konsumatorët e vet të shumtë. Ky “Marketplace” përfshin softuerët paguaj-teksa-shkon, softuerë falas dhe të ngarkuar me modele të ndryshme. Amazon është duke fituar mjaft shumë konsumatorë për shkak të lehtësisë së përdorimit të shërbimeve të veta./pcworldalbanian

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close