Gjërat që na presin më 2018

Viti 2018 do të shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe 50-vjetorin e Aktit të të Drejtave Civile.

Këto janë disa nga ngjarjet më të rëndësishme, të cilat sipas CNN na presin në vitin që sapo kemi hyrë, transmeton Telegrafi.com.

  • Lojërat Olimpike Dimërore

Lojërat dimërore olimpike 2018 mbahen në qytetin e PyeongChang, në Korenë e Jugut, për dy javë në muajin shkurt.

  • Një martesë mbretërore

Princi Harry dhe Meghan Markle do të martohen në maj. Pritet të jetë një ceremoni intime në Windsor Castle.

  • Kupa e Botës në futboll

Qershor dhe korrik i përkasin Kupës së Botës në Rusi.

  • Një fëmijë mbretëror

Princi William dhe dukesha Catherine janë duke pritur fëmijën e tyre të tretë në muajin prill. Këtu janë disa mosmarrëveshje për emrin e foshnjës, do të quhet Henrietta apo Boris!

  • Fluturimet në Antarktidë

Duke filluar nga ky vit, fluturimet e para komerciale do të dalin nga pjesa më jugore e Argjentinës dhe do të lëshohen në një bazë argjentinase në Ishullin Seymour pranë Antarktikut.

  • Përvjetorë historikë

Viti 2018 do të shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ai gjithashtu do të shënojë 50-vjetorin e Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1968.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button