Vals i tingujve të shpirtit

Vals i tingujve të shpirtit

Jeta të vin si dhuratë hyjnore
Ti nuk e pret, as nuk e di
Por shpirti yt i shënon prore
Tingujt e një valsi të ri
N’vallëzim me zemrën
Luan n’ritmin e jetës së re.

Pastaj jeta do hap dhe dritare,
Nga ku tingujt ëmbël do i shijosh
Tek kërcejnë hareshëm n’fluturim 
Edhe fluturat luleve do i shikosh
N’kënaqësi të shpirtit, plot gëzim
Valsin e zemrës tënde do ta dëgjosh.

E pra jeta, kjo dhuratë hyjnore
Det i hapur, pa majë, pa fund
Notimi me mend dhe me kuptim
Lum për atë që e kupton prore
Bëhet dirigjent i vetes, me mund
Tingujt e shpirtit i mba n’akordim.

Lajme të ngjashme

Back to top button