Shkëndija sot në Tetovë do ti jap shuplakë Rabotnickit ?

Sot në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në ora 16:00 do të përballen ekipi i Shkëndijës me Rabotniçkin. Në një ndeshje që të dyja ekipet do të luftojnë për fitore ekipi tetovar është favorit, të paktën në bazë të statistikave nga ndeshjet e kaluara përkundër mungesave që pritet ti ketë në kampin e vet.

Për Shkëndijën në dyshim janë Ilir Elmazovski, Nikitov, Ersen Sali dhe kapiteni Nebi Mustafi, megjithatë në ndeshjet e fundit ekipi tetovar ka arritur të krijon një lojë stabile dhe në katër ndeshjet e fundit, Shkëndija ka fituar 3 ndeshje dhe ka barazuar në terren mysafir me 11 Tetorin. 

Në anën tjetër, ekipi i Rabotniçkit gjatë këtij sezoni ka vuajtur si nga ana materiale si nga loja në fushë. Rabotniçki ndodhet në pozitën e shtatë. Ata janë të treguar të pafuqishëm në ndeshjen e fundit të luajtur në terren mysafir kundër Sileksit dhe e njëjta histori pritet të ndodh edhe në Tetovë, kur dihet se për kundërshtar kanë kampinon e Maqedonisë, Shkënidjën.

Kuqezinjët janë të motivuar për të fituar pasi me fitore ato luftojnë për pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit, dhe këtë e kanë shfaqur gjatë gjithë javës në stërvitjet. I këtij mendimi është  edhe Ertan Demiri, që para një kohe ka luajtur për Metalurgun.

“Gjatë tërë javës kemi stërvitur me intensitet të shtuar me qëllim që të gatshëm ta presim ndeshjen me Rabotniçkin. Jemi të mobilizuar dhe motivuar si asnjëherë më parë për të fituar këtë takim. Shpresoj të kemi fat sportiv dhe të arkëtojmë tre pikë. Të vetmin problem e kemi fushën, e cila është e papërshtatshme për të treguar futboll të bukur, dhe kjo mund t’i shkoj për shtati ekipit mysafir, sepse ata do të vijnë për tu mbrojtur”, tha mesfushori me eksperiencë i Shkëndijës, Ertan Demiri.  

Ndërkohë që edhe Ballistët janë shprehur me entuziazëm për këtë ndeshje, ato do të mblidhen në tribunën Marshin Beqiri për të përkrahur gjatë 90 minutave Shkëndijën ashtu si dijnë ato dhe si i ka hije futbollit tetovar./tetova1

Lajme të ngjashme

Back to top button