Rama vesh kostumin e Babagjyshit, historitë prekëse të Leos dhe Eriglisës që përlotën publikun (FOTO)

Dhjetori përveç se është një muaj shumë i dashur, pasi përkon me festat e fundvitit, është edhe një moment reflektimi se si kanë qenë këto 12 muaj, por mbi të gjitha një periudhë shprese: që viti që vjen të jetë më i mirë se ai që po lëmë pas.

Dëshirat e njerëzve janë të ndryshme: dikush kërkon një punë më të mirë, dikush tjetër celularin e fundit, disa të tjerë para, e disa të tjerë kërkojnë vetëm shëndet. Shpesh kur bëjmë urimin për festat e fundvitit dhe themi: urojmë shëndet dhe lumturi, duket si një fjali klishe, shumë boshe, por e kuptojmë se sa e rëndësishme është kur nuk e kemi, ose e humbasin atë, transmeton Class.


Në emisionin e ‘ E diela Shqiptare‘, rubrikën ‘Kam një mesazh për ty‘, ndryshe nga herët e tjera, mesazhi ishte për Babagjyshin. E para ishte Eriglisa, një studente e shkëlqyer nga komuniteti egjiptian, e cila i kërkonte Babagjyshit disa dhurata për fëmijët e këtij komuniteti, e ndërsa i dyti ishte Leo, heroi 9 vjeçar që ishte destinuar të qëndronte në një karrocë me rrota pas një problemi në kocka. Pavarësisht 14 operacioneve që kishte bërë, nuk e largonte për asnjë moment buzëqeshjen nga fytyra. Dëshira e tij ishte të ngrihej në këmbë, por edhe një kukull për motrën e vogël.


Shumë prej jush mund të thotë se Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ekziston, por për Leon dhe Eriglisën nuk ndodhi kështu. Kryeministri Edi Rama është shndërruar në Babagjyshin e tyre duke ua plotësuar dëshirat.

“Ditën e parë kur të shkosh në shkollë, do të të presë taksia poshtë shtëpisë, do të të marrë e do të të çojë deri sa të mbarosh shkollën. Ne do të të bëjmë çmos që të ngrihesh dhe të shkosh në shkollë e do të të sjelim fizioterapistin… dhe tani do të të japë edhe kukullën e motrën“, i tha ai Leos.


“Ndërsa ti do të bëhesh këshilltare e ministrit për çështjet sociale”, iu drejtua Eriglisës e cila shpërtheu në lot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button