BFI kundër Qeverisë- vazhdojnë përplasjet

Bashkësia Fetare Islame ka reaguar sërish pas lajmërimit të ministrit Janakiveski se në vendin e xhamisë Burmali do të ndërtohet hotel e jo shtëpi oficerësh.

“Nuk do të lejojmë kurrë që trualli i Burmali Xhamisë të tjetërsohet dhe t’i jepet biznesmenëve  grek për qëllime përfitimi. Këtë mund ta kuptojnë si të duan kryeministri, ministri dhe kryetarët e komunave në fjalë, por do të vijë momenti dhe do ta shohin të gjithë nëse kemi qenë serioz apo jo kur kemi thënë se nuk do të lejojmë ndërtimin e hotelit apo të Shtëpisë së Oficerëve në këtë vend. Me këtë gjest, Qeveria rrezikon të prishë përgjithmonë marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare” kanë përsëritur sërish nga BFI në një deklaratë për Zhurnal.

Burmali xhamia deri  në vitin 1925 ishte një nga xhamitë më të mëdha të Shkupit. Ajo u rrënua në vitin 1925 nga okupatorët serb me qëllim që Shkupit ti ndryshohet pamja orientale dhe në vend të saj ndërtoi Shtëpinë e oficerëve, si shenjë dominimi ndaj shqiptarëve që në atë periudhë po jetonin momentet më të vështira pas rënies së perandorisë osmane. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button