Partnerët e koalicionit, mbajtën takim fundviti në Qeverinë e Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot ka realizuar takim me krerët e përfaqësuesve të partive politike të koalicionit. Në këtë takim të fundvitit, kryeministri Zaev i ka njoftuar partnerët e koalicionit me pikat kryesore të realizuara dhe theksoi se të njëjtat janë arritur në bazë të parimeve të harmonizuara me partnerët e koalicionit, njofton Portalb.mk.

“Krijuam rrethana të cilat plotësisht e ndërruan ambientin demokratik në vend, për të cilën arritën vlerësime edhe nga populli me rezultatin e zgjedhjeve lokale, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, veçmas nga partnerët tanë strategjik në BE, NATO dhe nga SHBA dhe këto ndryshime njoftojnë se po hyjmë në vit me vendime kyçe për shtetin. Në atë drejtim është shumë e rëndësishme dhe inkurajuese edhe mbështetja e të gjithë partnerëve tanë të koalicionit me të gjitha fushat dhe veçmas në zbatimin e konceptin një shoqëri për të gjithë” , ka theksuar kryeministri Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button