Filipçe: Specialistët dhe infermieret do të paguhen dyfish për kujdestari

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot e ka vizituar Spitalin Klinik të Shtipit prej ku ka paralajmëruar se në pagesën e rrogës së marsit do të ketë rritje të kompensimeve për kujdestari. Ai ka thënë se rritja nuk do të bëhet vetëm për mjekët, por edhe për infermieret, njofton Portalb.mk.

“Rritja është e ndjeshme, diku rreth 100%, ende po përgatiten analizat e sakta që të përllogarisim se ur ajo mund të fillojë. Sipas të gjitha gjasave, rritja e kompensimeve të kujdestarisë do të fillojë në prill, gjegjësisht për rrogën e marsit”, tha Filipçe.

I pyetur nëse është informuar se një pjesë e mjekëve do të dorëzojnë padi, pasi që nuk janë paguar në pajtueshmëri me marrëveshjen kolektive, Filipçe tha se në periudhën e ardhshme do të ketë ndryshime të marrëveshjeve kolektive.

Gjatë ditës së vizitës së sotme të punës, i cili ishte bashkë me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Shëndetësisë, Vllatko Milloshev, ministri theksoi se Spitali i ri i Shtipit do të mbarohet dhe do të furnizohet me pajisje gjatë vitit 2018, ndërkaq në vitin 2019 do të lëshohet për përdorim. Ai theksoi se Spitali i Shtipit ka kuadër profesional dhe kualitativ, i cili siç tha ai, mund të përballet me sfidat dhe me aplikimin e metodave të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button