Ekspertët e ekonomisë Botërore: Shqipëria larg problemeve të krizës

Shqipëria nuk bën pjesë në Eurozonë dhe mund të menaxhojë me monedhën e vet, ndërkohë që bankat shqiptare nuk mbajnë lidhje me portofolet e dobëta të eurozonës. Sistemi bankar është i mirëkapitalizuar dhe bankat kanë regjistruar një rritje të depozitave.

Shqipëria nuk aplikon programe shtrënguese si vendet periferike të Eurozonës për të korrigjuar pabarazitë fiskale dhe të borxhit.

Janë këto disa nga arsyet përse e bëjnë Shqipërinë të qëndrojë larg problemeve aktuale të krizës në vendet e monedhës euro.

Duke analizuar krizën greke dhe efektet e saj, ekspertët botërorë të ekonomisë dhe financave të mbledhur në një simpozium të organizuar nga Tirana Business University, kanë shpjeguar se nëse preket dhe sa preket ekonomia shqiptare nga kriza e vendeve fqinje. 

Stephen Barclay Straus, menaxher me eksperiencë në veprimtari biznesi e bankare në Europën Juglindore, Perëndimore dhe SHBA, shprehet optimist se Shqipëria do të mund të kalojë përtej krizës që ka përfshirë vendet fqinje të saj dhe do të ndjekë rrugën pozitive të zhvillimit. 

“Përshtypja ime për eurozonën është se ekonomia e saj është mjaft e dobët, por le të shpresojmë që masat dhe reformat ekonomike të përmirësojnë situatën ekonomike atje, duke bërë të mundur që edhe Shqipëria t’i ndiejë sa më pak efektet e kësaj krize. Kriza në Eurozonë nuk është e lidhur drejtpërdrejt me Shqipërinë, por me vendet si Italia dhe Greqia që kanë lidhje me tregtimin e produkteve shqiptare dhe kjo mund të ndikojë kryesisht tek eksportet. Por mund të them se me vendet e tjera Shqipëria ka mundësi të tregtojë produktet e saj dhe kompanitë të zhvillohen. Unë jam optimist se Shqipëria do të mund të kalojë përtej krizës, që tashmë ka përfshirë vendet fqinje të saj dhe të shkojë në rrugë pozitive. Ky është këndvështrimi im”-deklaroi Straus.

Përsa i përket krizës greke ekspertët botërorë të ekonomisë të ftuar në forumin me temë “kriza dhe ekonomia” në ambjentet e TBU e kanë vënë theksin tek pasojat e krizës greke, e cila sipas këshilltarit të ekonomisë gjermane Vesterhoff, nuk ka qenë asnjëherë vend konkurrent brenda BE-së dhe si e tillë nuk duhej të pranohej asnjëherë në Eurozonë.

Ai ka akuzuar socialistët në pushtet të asaj kohe në Greqi se kanë mashtruar me statistikat false mbi ekonominë dhe financat për të hyrë në monedhën euro duke rrezikuar kështu edhe vet ekzistencën e Eurozonës./klan

Lajme të ngjashme

Back to top button