Aleanca për Shqiptarët: 2017-ta ishte vit i sfidave të mëdha, ndryshimeve, shpresave dhe zhgënjimeve

Aleanca për Shqiptarët në urimin e saj të fundvitit vitin 2017 e ka cilësuar si vit të sfidave të mëdha, ndryshimeve, shpresave dhe zhgënjimeve, njofton Portalb.mk.

“Aleanca për Shqiptarët edhe pse me një jetë jo të gjatë politike, i pati të theksuara sukseset që ishin të prekshme për shqiptarët, sidomos gjatë qëndrimit të shkurtër në Koalicionin qeveritar.

 Aleanca për Shqiptarët ishte nismëtare e Tryezës së përbashkët të liderëve të partive politike shqiptare dhe vendimtare për një sërë suksesesh siç është formimi i Qeverisë së re reformuese zgjedhja e kryeparlamentarit shqiptar, Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku në masë te madhe zgjerohet terreni i përdorimit të gjuhë shqipe, rikthimi i rastit “Monstra” në procedurë fillestare etj.

 Viti 2017 për shqiptarët dhe për gjithë qytetarët e do mbahet mend për dhunën në Parlament nga ana e pushtetit në ikje të Gruevskit, që njihet si e premtja e zezë, ku u sulmuan deputetët dhe ne e paguam çmimin më të shtrenjtë. Zgjedhjet lokale që u zhvilluan po në vitin 2017 për Aleancën për Shqiptarët shënuan një rritje dhe rezultate të jashtëzakonshme duke e rritur pothuajse dyfish numrin e votuesve, vetëm më pak se një vit. Ndryshimi i arrëveshjes së arritur paraprakisht për përbërjen kabinetit qeveritar, ishte ngjarja që i theu shpresat për suksesin në fushën e reformave dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm qeveritar”, thuhet në urimin e Aleancës për Shqiptarët.

Gjatë vitit që vjen, Aleanca për Shqiptarët edhe pse jashtë kabinetit qeveritar, ajo premton se politikisht do veprojë në mënyrë konstruktive, dhe do i përkrah të gjitha vendimet e ligjet që do jenë në interes të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button