Bret: Tensionet do të qetësohen kur do të kapen vrasësit

Mënyra më e mirë për qetësimin e tensioneve është policia t’i zbulon vrasësit, por patjetër të jetë e qartë që kriminaliteti nuk do të tolerohet, thotë ambasadori i OSBE-s Ralf Bret në intervistën e javës në Radio Evropa e Lirë. Ai situatën në vend e ka  klasifikuar si të tensionuar por jo të rrezikshme. 

“Të gjitha protestat janë e drejtë demokratike e një populli por jo kur ato janë provokative dhe të dhunshme si në Shkup. Kjo e ndalon policinë ta kryejë punën e vet dhe pa nevojë e tensionon situatën. Prandaj ne së bashku me kolegët e BE, SHBA dhe NATO apeluam për qetësi. Mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për qetësimin e tensioneve është që t’i lejohet organeve kompetente të vazhdojnë me punën dhe ta zgjidhin sa më shpejtë rastin e fundit me vrasjen në Smillkovcë”, apelojnë përfaqësuesit ndërkombëtar të shtetit.

Shefi i misionit të OSBE-s, ambasadori Ralf Bret thotë që situata e tensionuar nuk duhet të keqpërdoret për aksione provokative dhe kriminele, që sipas tij, pa nevojë edhe më tej do t’i kishin zmadhuar tensionet. Ai theksoi se OSBE që nga viti 2001 e ndjek situatën e sigurisë në vend./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button