Qeveria ndaloi shitjen e “naftës së kuqe” në gjitha pompat e benzinës në Maqedoni

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë, shitja e “naftës së kuqe” ndalohet për shkak të faktit se është vertetuar që po keqpërdoret. Rasti ka të bëjë me njërën nga pompat e benzinës ku ky karburant është shitur sikur zëvendësim i dizelit- karburant për automobile, autobusa dhe kamionë. 

Ndalesa do të vlen deri më 15 tetor, kur dhe fillon sezoni i nxehmjes, ndërsa hyri në fuqi në 15prill.

Ky derivat i naftës është për 11 denar në litër më I lirë se dizeli- karburanti që shitet në pompat e benzinës. Me shitjen jolegale të këtij derivati zvogëlohen edhe të ardhurat e akcizës dhe të TVSH-së, që janë të planifikuara nga shitja e rregullt e karburantit të dizelit.

Në pajtim me Ligjin për tregti “nafta e kuqe” guxon të përdoret dhe shitet vetëm për nxehmje, por jo edhe si lëndë djegëse për automjetet. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button