Armë dhe drogë më postë: si po ndodh trafiku i tyre on-line në Maqedoni

Deri dhe armë e lëndë narkotike po gjenden në dërgesat postare pas porozive on-line. Po ndodh kjo në Maqedoni, ku fluksi i blerjeve nga internet është tejet i madh. Porositë e qytetarëve, përmes internetit arrijnë në qendrën kryesore postare në Shkup, në të cilën kalojnë kontrollin e doganës dhe pastaj klasifikimin e shërbimeve postare, shkruan Tesheshi.

Sipas drejtorisë së Postës së Maqedonisë, miliona dërgesa kanë arritur prej jashtë shtetit vetëm nga porositë on-line, por nuk ka pasur të evidentuara raste të mallrave të ndaluar, përveç atyre që cenojnë të drejtën autoriale. Kjo nënkupton që në pakot e dërguara janë gjetur deri dhe armë e droge.

“Dërgesat e porositura në formë elektronike, të cilat arrijnë prej jashtë këtu në Postën e Maqedonisë, gjatë vitit 2017 kanë kaluar shifrën e 1 milionëshit. Vetëm në tre mujorin e fundit janë pranuar mbi 150 mijë dërgesa në qarkullimin ndërkombëtarë postar. Ato pako të arritura, kanë të ngjitura bar-kode të posaçme, të cilat futen në sistemin e kontrollit të dërgesave të Postës së Maqedonisë”.

Drejtori i Agjencisë së Postave, thotë se përveç porosive ndërkombëtare, edhe qarkullimi i dërgesave në tregun e brendshëm nuk mund të kontrollohet, gjë e cila çon në dëm buxhetin e shtetit me miliona euro.

“Ky është edhe problemi i ekonomisë gri, gjegjësisht transferimi i porosive postare përmes linjave të rregullta të transportit të autobusëve dhe taksive. Në këtë problem, sipas vlerësimit të brendshme ndodhin transferime të pataksuara të dërgesave postare, të cilat në nivel vjetor përbëjnë 4-5 milion euro dëm të buxhetit të shtetit”, tha Vllatko Atanasoski.

Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë thonë se në dërgesat apo porositë elektronike janë të ndaluara të futen në vend apo të doganohen disa lloje të mallrave. Sipas Doganës, në disa raste gjatë viti 2017, në porosi të dërgesave postare janë gjetur disa fara të marihuanës, vaj të marihuanës, ndërsa në një dërgesë janë zbuluar rreth 100g hashash.

Në listën e zezë të doganierëve përveç pjesëve të armëve, materieve eksplozive, mjeteve piroteknike, substancave narkotike, materieve radioaktive dhe biologjike, janë të ndaluara edhe dërgesat e ilaçeve, cigareve, alkoolit dhe kafesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button