VIDEO- Çani përsërit “gabimin”, puthet me bullgaren Miss Monika

Arjan Çani në emisionin e mbrëmshëm, rreth orës 1:00 të mëngjesit ka shkëmbyer një puthje në buzë (në dukje, skenike) me të ftuarën e tij, Miss Monika që shoqëronte Dj shqiptar Astrit Kurtain.

Ndryshe nga puthja e pak muajve më parë me të ftuarën e tij Dj topless Katjusha, Çani ka respektuar “kritikën” e KKRT-së duke e kryer këtë veprim pas mesnate dhe pasi i telefonoi pas mesnatës kryetares së KKRT-së Endira Bushati të cilën e vuri në dijeni për aktin që do të kryente.

Çani njihet për stilin provokues në emisionin e tij, dhe duket se edhe kësaj herë ia ka dalë mbanë. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button