Himarë, rrafshohen 70 objekte pa leje

Inspektorati Ndërtimor për herë të parë arriti të ndërhyrjë në bashkinë e Himarës, ku prej një jave realizoi aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Plot 70 objekte të tilla u rrafshuan nga INUK në sajë të operacionit të drejtuar nga kryeinspektori Gazmend Osmani.

Ndërhyrja e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar u krye pas kërkesës për mbështetje nga ana e Bashkisë së Himarës. Kjo e fundit mësohet se ka evidentuar 100 objekte gjithësej, të cilat po ndërtoheshin pa leje përgjatë bregut. Në mbështetje të INUK, ishin edhe mjaft forca speciale dhe efektivë të Policisë së Vlorës, me qëllim për të evituar përplasjen midis ndërtimorëve dhe pronarëve të objekteve. 

Bashkia e Himarës i kishte sinjalizuar ata më parë për aksionin që do të ndërmerrej, ndaj fadromat e ndërtimorëve nuk kanë qenë një e papritur për pronarët e godinave që kishin kryesisht projekte hotelerie.

Sipas njoftimit të INUK, e rëndësishme është të sigurohet kudo zbatimi i ligjit, sidomos në zonat në të cilat në muajt e ardhshëm pritet të fillojë sezoni turistik, siç është dhe qyteti i Himarës. Verifikime dhe, në rast nevoje, edhe ndërhyrje të njëjta do të ketë në ditët e javët e ardhshme në çdo zonë ku njësit

Marre nga: Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button