Pacolli nuk ndalet!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli në kuadër të angazhimeve për lobim  për njohjen e pavarësisv së Kosovës, ka zhvilluar një turne të shkurtër në disa shtete të kontinentit të Afrikës. 

Ai ka thënë se është vetëm çështje ditësh zyrtarizimi i njohjeve, me çka sipas tij do të kurorëzohej një proces shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Gjatë këtyre vizitave, Pacolli ka zhvilluar takime të rëndësishme me krerë të lartë shtetesh të këtyre vendeve të rëndësishme në atë kontinent (emrat e të cilave nuk do t’i bëjmë publike në këtë moment), prej nga ka marrë garanci të fuqishme për njohje të shpejtë të Republikës së Kosovës, thuhet në kumtesë. 

Sipas Pacollit, në çdo moment pritet vetëm zyrtarizmi i një procesi shumë të rëndësishëm, për të cilin është shpenzuar shumë energji, kohë dhe mjete financiare për qëllime lobimi për njohjen e Republikës së Kosovës. 

“Është çështje ditësh zyrtarizmi i njohjeve, me çka do të kurorëzohej një proces shumë i rëndësishëm për Kosovën. Një proces për të cilin është sakrifikuar dhe është bërë punë jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë Pacolli. 

Marre nga: Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button