Janakievski ‘sqaron’ nuk do të ndërtohet Shtëpia e oficerëve, por hotel

Ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Jankievski sot iu përgjigj BFI-së e cila sërish kërkoi që në vendin ku më parë ka ekzistuar xhamia Burmali, të mos ndërtohet asnjë objekt nga projekti Shkupi 2014-të.

Janakievski ‘sqaroi’ se në atë lokalitet do të ndërtohet një hotel që do të ketë fasadën identike me atë të Shtëpisë së oficerëve dhe se sipas tij, për këtë tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore me investitorin që do të ngris këtë objekt. 

“Dispozitat ligjore dhe plani i detajuar urbanistik imponojnë se nevojën e ndërtimit të një hoteli. Në pajtim me ligjin për tokën ndërtimore ne kërkuam investitor i cili u lajmërua, lidhi kontratë, i pagoi paratë, dorëzoi garancione bankare, hartoi projektin, morri leje për ndërtim dhe me e rëndësishme është se me kushtetutë duhet të respektohet të drejtat pronësore. Nëse në të ardhmen atje ndërtohet objekt tjetër dhe nëse BFI dëshiron të blejë tokë atëherë të ndërmerren procedurat tjera juridike ”, deklaroi Janakievski.

BFI  ka reaguar që nga bërja publike projektit Shkupi 2014, që po realizohet që nga ardhja e VMRO-DPMNE-së në pushtet, me kërkesë që aty të rindërtohet xhamia Burmali.

Burmali xhamia deri  në vitin 1925 ishte një nga xhamitë më të mëdha të Shkupit. Ajo u rënua në vitin 1925 nga okupatorët serb me qëllim që Shkupit ti ndërohet pamja orientale dhe në vend të saj ndërtoi Shtëpinë e oficerëve, si shenjë dominimi ndaj shqiptarëve që në atë peruidhë po jetonin momentet më të vështira pas rrënies së perandorisë osmane. 

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button