Gruevski konfirmon fshesën në VMRO-DPMNE

Kryeministri Nikolla Gruevski konfirmoi sot informatat e publikuara ditëve të kaluara se partia në pushtet do të shkarkoj mbi 150 funksionarë shtetërorë nga radhët e saj.

“Kuptohet se çdo kund, ku ndonjë nga funksionarët udhëheqës do të tregojë dobësi, lëshime dhe gabime, funksioni i tyre do të rishqyrtohet dhe nëse vërtetohet se ka dobësi në punën e tyre, do të ndërrohen”, tha Gruevski.

Gruevski arsyeton shkarkimet  që me siguri do të jenë nga eshaloni i dytë dhe të tretë me mossuksesin e tyre në drejtimin e institucioneve, me atë se disa funksionarë ndjehen të lodhur etj.

Ai tha se në fazën e parë do të shkarkohen rreth 150 funksionarë, ndërsa në fazën e dytë rreth 40 të tjerë.

Të paprekur nuk do të mbesin as funksionarët e BDI-së. Gruevski sqaroi se do të shkarkohen funksionarë që nuk kanë treguar suskses nga të gjitha partitë.

Vendet e tyre  do të zëvendësohen me kuadro të rinj përmes konkurseve publike, pa dallime partiake. 

Edhe BDI-ja konfirmoi mundësinë për shkarkimin e kuadrove të saj nëpër institucione dhe sektorë të ndryshëm. 

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button