Zaev: Po hyjmë në vit të vendimeve kyçe

Kryeministri Zoran Zaev sot ka pasur takim me kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike nga koalicioni. Zaev theksoi se ndryshimet në shtet paralajmërojnë se po hyjmë në vit të vendimeve kyçe.

Në këtë takim të fundvitit, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev i njoftoi partnerët e koalicionit me pikat kryesore dhe realizimet e Qeverisë, dhe theksoi se ato janë arritur në bazë të parimeve të kontraktuara me koalicionin, transmeton MIA. 

“Krijuam rrethana të cilat tërësisht e kanë ndryshuar ambientin demokratik në vend, për çka arritën mirënjohje edhe nga populli me rezultatin e zgjedhjeve lokale, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare, posaçërisht nga partnerët tanë strategjikë në BE, NATO dhe nga SBA-ja, dhe këto ndryshime paralajmërojnë se po hyjmë në vit të vendimeve kyçe për shtetin. Në këtë kuptim është shumë me rëndësi inkurajimi i ndërsjellë dhe përkrahja e të gjithë partnerëve në koalicion në të gjitha sferat, dhe posaçërisht në realizimin e konceptit një shoqëri për të gjithë”, tha Zaev.

Gjatë bisedës Zaev ka folur për më shumë çështje në interes për qytetarët, si dhe tema nga politikat e përbashkëta, të cilat gjatë shtatë muajve të kaluara u shnëdrruan në masa konkrete dhe zgjidhje ligjore nga zbatimi i programit të Qeverisë.

“U theksua se drejtimet janë konfirmuar, dhe se paralelisht me atë që pritet në planin për aspiratat evropiane dhe euro-atlantike, do të dinamizohen edhe proceset e zbatimit të reformave dhe realizmi i Planit për rritje ekonomike”, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button